BallinaLajmeModernizohet Njësia e Motoçiklistëve në Policinë e Kosovës

Modernizohet Njësia e Motoçiklistëve në Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Njësia e Motoçiklistëve të Policisë së Kosovës shumë shpejt pritet të pajiset me uniforma dhe pajisje të reja mbrojtëse, në kuadër të një kontrate të shpallur nga Policia e Kosovës për furnizim me pajisje të specializuara, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar për kontratë, aktiviteti i prokurimit titullohet “Furnizim me uniforma për Njësinë e Motoçiklistëve – Ritender 2, Pjesa 1 dhe 4” dhe ka për qëllim sigurimin e uniformave dhe pajisjeve të nevojshme për zyrtarët policorë që veprojnë në këtë njësi.

Lënda e kontratës përfshin furnizimin me uniforma për motoçiklistë, si dhe dorëza, veshje mbrojtëse dhe mbështjellës, të ndara në dy grupe, sipas nevojave operative të autoritetit kontraktues.

Vlera e parashikuar e kontratës është 63,000 euro, ndërsa pajisja e Njësisë së Motoçiklistëve me uniforma të reja synon rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe profesionalizmit gjatë patrullimeve dhe intervenimeve në terren, veçanërisht në menaxhimin e trafikut dhe reagimet e shpejta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz