BallinaSportMartinelli kërkon falje për gjestin e pahijshëm ndaj Conor Bardleyt

Martinelli kërkon falje për gjestin e pahijshëm ndaj Conor Bardleyt

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gabriel Martinelli ka reaguar publikisht dhe ka kërkuar falje pas një momenti të pahijshëm gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit, e cila u mbyll pa gola, 0:0. Sulmuesi brazilian u përfshi në një incident me mbrojtësin e Liverpoolit, Conor Bradley.

Pas përfundimit të takimit, Martinelli pranoi gabimin e tij dhe theksoi se tensioni i lojës ndikoi në reagimin e tij, pa qenë i vetëdijshëm për seriozitetin e dëmtimit të Bradleyt në atë moment, shkruan Indeksonline

“Unë dhe Conor kemi shkëmbyer mesazhe dhe tashmë i kam kërkuar falje atij. Në atë moment nuk e kuptova se ai ishte lënduar seriozisht, për shkak të tensionit të lojës,” u shpreh Martinelli.

Image

Ai shtoi se ndihet thellësisht i penduar për veprimin e tij dhe i dërgoi urimet më të mira futbollistit të Liverpoolit për një rikuperim sa më të shpejtë.

“Dua të them se jam thellësisht i penduar për reagimin tim. I dërgoj atij edhe një herë urimet më të mira për një rikuperim të shpejtë,” përfundoi braziliani./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz