BallinaSportAdemi takon kryetarin e Obiliqit, diskutohet për zhvillimin e futbollit dhe projektet...

Ademi takon kryetarin e Obiliqit, diskutohet për zhvillimin e futbollit dhe projektet infrastrukturore

Të ngjajshme

Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter...

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, me të cilin ka zhvilluar një diskutim të detajuar dhe konstruktiv rreth projekteve zhvillimore në fushën e futbollit në këtë komunë.

Në fokus të takimit ishte Kampi i të Rinjve në Obiliq, projekt i realizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, i cili përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, veçanërisht për grupmoshat e reja. Palët diskutuan gjithashtu për projekte të tjera që synojnë përmirësimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e futbollit, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit, Ademi dhe Thaçi shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë institucional dhe koordinim të vazhdueshëm, me qëllim të avancimit të futbollit në Komunën e Obiliqit dhe vazhdimit të mbështetjes për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve dhe forcimin e strukturave sportive lokale.

Postimi i plotë: 

Sot prita në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi. Gjatë këtij takimi zhvilluam një diskutim të detajuar dhe konstruktiv lidhur me Kampin e të Rinjve në Obiliq, projekt i realizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, e që përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, veçanërisht për grupmoshat e reja.
Po ashtu, trajtuam edhe projektet tjera zhvillimore në fushën e futbollit në këtë komunë, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitete të futbollit.
Shprehëm gatishmërinë e ndërsjellë për bashkëpunim institucional dhe koordinim të vazhdueshëm, në funksion të avancimit të futbollit në Komunën e Obiliqit, si dhe për vazhdimin e mbështetjes ndaj projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve dhe forcimin e strukturave sportive lokale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz