BallinaSportZyrtare: FSHF rinovon kontratat e Silvinjos, Zabaletas dhe Dorival – synimi kualifikimi...

Zyrtare: FSHF rinovon kontratat e Silvinjos, Zabaletas dhe Dorival – synimi kualifikimi në Botëror

Të ngjajshme

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Hodhën molotovë në protestën e opozitës, arrestohen 15 persona

Policia e Shtetit ka vënën në pranga 15 persona...

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar rinovimin e kontratave të trajnerit Silvinjo dhe të zëvendëstrajnerëve Zabaleta dhe Dorival deri në korrik 2026.

Vendimi pasqyron besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual dhe filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite, me qëllim kryesor kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

Sipas FSHF-së, rinovimi është një mesazh i qartë për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta, duke synuar konsolidimin e rezultateve pozitive të kombëtares dhe ndërtimin e një platforme të qëndrueshme për suksesin ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë: 

Konfirmojmë vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike 🔴⚫
Trajneri Silvinjo, zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival kanë rinovuar kontratat me Federatën e Futbollit ✍️📄 deri në korrik 2026 me synim objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës 🌍🏆.
Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite 📈 dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz