Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes vazhdon të jetë i ndërprerë, si pasojë e nivelit të lartë të turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc.
Sipas njoftimit, turbullshmëria e ujit mbetet mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt, çka e bën të pamundur funksionimin e Impianteve për Trajtimin e Ujit të Pijes. Edhe pse gjatë orëve të mbrëmjes është shënuar një rënie e përkohshme e turbullshmërisë dhe janë bërë përpjekje për rifillimin e procesit të trajtimit, situata ka ndryshuar sërish, duke pamundësuar vazhdimin e shpërndarjes së ujit për konsum, transmeton lajmi.net.
Si pasojë, Ujësjellësi ka bërë thirrje që uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet të mos përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës.
Nga kompania bëhet e ditur se ekipet janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe parametrave të ujit, ndërsa trajtimi do të rifillojë menjëherë sapo kushtet teknike ta lejojnë këtë.
Njoftimi i plotë: