back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeObiliq: Ngrihet niveli i lumenjve, rruga për në Drenas mbetet e bllokuar

Obiliq: Ngrihet niveli i lumenjve, rruga për në Drenas mbetet e bllokuar

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të...

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien...

Reshjet e shiut mund të jenë pakësuar, por sfida e vërtetë me përmbytjet në Obiliq mund të fillojë tani.

Kjo për shkak se katër lumenj të vendit gërshetohen në këtë qytet, teksa kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi, deklaron se ka ngritje të nivelit të ujit.

Në një prononcim për IndeksOnlinen, Thaçi u shpreh se rrugët kryesore që lidhin Obiliqin me Drenasin, vazhdojnë të jenë të bllokuara, sakaq ekipet në terren po bëjnë të pamundurën për lirimin e tyre.

“Janë disa rrugë që ende janë të bllokuara. Rruga për në Drenas, që është në fshatin Graboc, ende është e bllokuar, rruga që është në Obiliqin e Vjetër, dhe ajo që është në Hamidi. Këto janë rrugët e bllokuara për momentin. Ekipet tona emergjente kanë qenë gjatë gjithë natës në terren.

Nuk ka pasoja në njerëz, fatmirësisht. Dëme materiale ka! Mirëpo, siç po shihet, në disa zona ka filluar të bjerë niveli i ujit. Por, në disa pjesë, afër lumenjve, ka ngritje të nivelit të ujit. I kemi katër lumenj që gërshetohen këtu në Obiliq dhe ka mundësi që gjatë ditës të ketë ngritje të nivelit të ujit në vende të ulëta”, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme, tri familje kanë kërkuar ndihmën e komunës, për t’u evakuuar.

“Dje i kemi pasur tri familje që kanë kërkuar evakuim. Vazhdimisht kemi qenë në kontakt dhe në dispozicion për ta”, përfundoi Thaçi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, shumë qytete të vendit u përballen me përmbytje masive, pas reshjeve madhore të shiut gjithandej Kosovës./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz