back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKurti i uron serbëve Krishtilindjet Ortodokse: Le të na bashkojë e mira

Kurti i uron serbëve Krishtilindjet Ortodokse: Le të na bashkojë e mira

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti me anë të një postimi ka uruar komunitetin serb të besimit ortodoks në Kosovë që sot festojnë Krishtlindjet.

Kurti në urimin e tij uroi që të na bashkojë e mira, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar.
Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.
Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.
Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie.
Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz