back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLladrovci: Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime Drenas-Komoran, Drenas-Guri i...

Lladrovci: Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dal me një apel për qytetarët.

Lladrovci në një postim të bërë ka thënë se shiu ende nuk ka ndalur dhe se qytetarët të kenë kujdes, transmeton lajmi.net.

Ai ka treguar se tri rrugë janë të pakalueshme momentalisht: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.

Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushnik dhe dalje në magjistrale.

Postimi i plotë:

Shiu nuk ka të ndalur, qytetarë, kujdes, mos dilni në rrugë pa nevojë!

Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.
Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar.
Aktualisht, urat janë të pakalueshme te Guri i Plakës, te Ademtë, te Hajdarajt, te Mehantë, te Shaltë, Bucolltë, ndërsa te Prenkajt, kalimi është i vështirësuar dhe kërkohet kujdes.
Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushnik dhe dalje në magjistrale.
Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato.
Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë.
E falënderojmë edhe një herë Presidentën Vjosa Osmani Sadriu e cila shprehu gatishmërinë për angazhimin e FSK-së në përballimin e situatës.
Faleminderit qytetarë të nderuar, respektoni shiritin e ndalimit të qarkullimit!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz