back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeReshjet e dendura shkaktojnë turbullura, “Hidroregjioni Jugor” del me njoftim

Reshjet e dendura shkaktojnë turbullura, “Hidroregjioni Jugor” del me njoftim

Të ngjajshme

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor SHA” ka bërë me dije se, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë me ujë qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen.

Me këtë rast, ekziston mundësia e rritjes se mëtejshme të turbullirës, për shkak të reshjeve të pandërprera.

“Për këtë arsye, ju bëjmë apel që të bëni rezervim të ujit të pijshëm, pasi në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, me qëllim që të ruajmë sigurinë dhe cilësinë e tij për konsum” deklaron KRU-ja.

Nga kjo kompani pohojnë se ekipet teknike janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen dhe ekziston mundësia e rritjes së mëtejshme të turbullirës në orët dhe ditët në vijim.

Për këtë arsye, ju bëjmë apel që të bëni rezervim të ujit të pijshëm, pasi në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, me qëllim që të ruajmë sigurinë dhe cilësinë e tij për konsum.

Ekipet teknike janë duke monitoruar gjendjen në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë për stabilizimin e burimeve dhe normalizimin e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe ju lusim që:

Të mos e përdorni ujin për pije deri në njoftimin e radhës

Të rezervoni sasi të mjaftueshme uji për nevoja bazike familjare, sepse do të ketë ndërprerje herë pas  here.

Të prisni njoftimet tona të radhës për informacione shtesë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Të Fundit

Sport

ShowBiz