BallinaLajmeRama për gjendjen me reshjet e vazhdueshme: Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht...

Rama për gjendjen me reshjet e vazhdueshme: Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dal me një reagim në lidhje me reshjet e vazhdueshme.

Rama në reagimin e tij ka shkruar se ekipet e kryeqytetit deri më tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.
Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz