back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVërshime në Drenas, kryetari Lladrovci u bën thirrje qytetarëve për kujdes të...

Vërshime në Drenas, kryetari Lladrovci u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa segmente rrugore në Komunën e Drenasit janë përfshirë nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Sipas njoftimit të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, zonat më të prekura janë rruga Drenas–Grabovc, Çiktova e Vjetër, si dhe qendra e Komoranit, ndërsa edhe zona të tjera të komunës po raportohen vazhdimisht nga qytetarët si të prekura nga vërshimet, raporton lajmi.net

Lladrovci ka bërë të ditur se vërshime të ngjashme janë evidentuar edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe se ato nuk janë të kufizuara vetëm në territorin e Komunës së Drenasit.

Postimi i plotë:

Thirrje për kujdes të shtuar për qytetarët e Drenasit
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shumë segmente rrugore në Komunën e Drenas janë vërshuar dhe kërkojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve.
Sipas informacioneve nga terreni, rruga Drenas–Grabovc, zona e Çiktovës së Vjetër, si dhe qendra e Komoranit janë prekur më së shumti nga vërshimet e shkaktuara nga sasia e madhe e reshjeve, ndërsa edhe zona të tjera në mbarë Komunën e Drenasit po raportohen vazhdimisht nga qytetarët si të prekura ndjeshëm nga vërshimet.
Vërshime të ngjashme janë evidentuar edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe nuk janë të kufizuara vetëm në Komunën e Drenasit; ndërkohë, në rastet kur konstatohet se rrjedhjet e ujit janë penguar apo dëmtuar nga ndërhyrje të paligjshme të dorës së njeriut, autoritetet kompetente do të ndërmarrin masa ligjore ndaj përgjegjësve. Në këtë kuadër, qytetarët luten që në rastet kur kanë njohuri ose dyshime të bazuara se vërshimet janë pasojë e ndërhyrjeve njerëzore, të dokumentojnë situatën përmes incizimeve dhe t’i ruajnë ato, me qëllim që më pas t’i paraqesin pranë komisionit vlerësues për trajtim dhe verifikim zyrtar.
Në këtë kontekst, Komuna e Drenasit u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin daljet e panevojshme, të zgjedhin rrugë dhe zona alternative aty ku është e mundur, si dhe të frekuentojnë segmentet e prekura vetëm në raste të domosdoshme, veçanërisht me automjete, duke ndjekur me vëmendje njoftimet zyrtare deri në stabilizimin e plotë të situatës./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz