back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëTragjedia me 40 viktima në klubin në Zvicër, autoritetet pranojnë se ka...

Tragjedia me 40 viktima në klubin në Zvicër, autoritetet pranojnë se ka pasur mungesë kontrollesh sigurie: S’u kryen verifikimet

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Komuna e Crans-Montana ka pranuar se kanë ndodhur “mangësi” në kryerjen e kontrolleve periodike të sigurisë dhe kundër zjarrit në klubin e natës që u shkatërrua nga flakët natën e Vitit të Ri, tragjedi kjo që çoi në vdekjen e 40 personave.

“Kontrollet periodike nuk janë kryer gjatë periudhës 2020–2025. Na vjen thellësisht keq për këtë,” deklaroi sot presidenti i Crans-Montanas, Nikolas Ferro, gjatë një konference për shtyp në qendrën zvicerane të skive, pa qenë në gjendje të japë shpjegime konkrete për këtë “neglizhencë” në zbatimin e kontrolleve.

Gjatë një konference për shtyp, prokurorja Beatrice Pilloud kishte deklaruar lidhur me shkaqet e zjarrit vdekjeprurës.

“Nga sa mund të konkludojmë deri më tani, zjarri duket se ka nisur nga fishekzjarrë të vegjël, të cilët u afruan shumë pranë tavanit të klubit. Kjo ka qenë, me shumë gjasa, shkëndija fillestare e zjarrit, i cili u përhap me shpejtësi të madhe. Ekziston material i filmuar që po analizohet.

Po ashtu, ka shumë dëshmitarë që po merren në pyetje, ndërsa po përgatiten raporte dhe janë hartuar lista me personat që ndodheshin në ‘Le Constellation’ mbrëmjen e natës së Vitit të Ri”, tha ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz