BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë...

Mateo tentoi ta puthte, Brikena mbyllet në tualet

Një zhurmë e madhe është krijuar në BBVA pas...

Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qetë, vëlla

Aktori i njohur, Jean-Claude Van Damme ka shprehur ngushëllime...

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu më të theksuara në Dukagjin. Parashihen edhe intervale të shkurtra kohore me diell sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.

E mërkura sjellë mot të ngjashëm paradite, kurse pasdite vonë dhe në mbrëmje do të ketë dendësim masiv të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje dhe në mbrëmje masa të ftohta polare përfshijnë së pari veriun e Kosovës me reshje bore, pastaj këto masa të ftohta shtrihen gradualisht në viset tjera.

Të enjten në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore. Parashihet edhe krijimi i shtresave të borës, por jo aq të mëdha. Reshje bore priten edhe në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz