BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – Policia...

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – Policia sekuestron armën

Të ngjajshme

Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Inspeksioni Komunal...

Si u krijua “Waterloo Road”

Seriali britanik Waterloo Road lindi nga ideja e krijuesve...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri që ndodhi sot në Prishtinë.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, pas një pune të koordinuar hetimore dhe operative, ka arritur të identifikojë dhe kapë të dyshuarin. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses veprimet hetimore, duke arrestuar A.K., 29 vjeç, si person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri. Është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha fakteve lidhur me këtë rast. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz