back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditLabi vishet si grua, dhuron spektakël në shtëpi duke vallëzuar “belly dance”

Labi vishet si grua, dhuron spektakël në shtëpi duke vallëzuar “belly dance”

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Labi ka vijuar të befasojë banorët dhe publikun, duke sjellë një tjetër moment argëtues brenda shtëpisë.

Ditë pas dite, ai po eksperimenton me pamjen e tij, jo vetëm me ndryshime në flokë, por tashmë edhe në stilin e veshjes.

Këtë herë, Labi u shfaq i veshur si grua, me sytjena dhe një peshqir të vendosur në kokë për t’i dhënë pamjen e flokëve, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Situata u bë edhe më komike kur Hygerta u afrua për t’i treguar se si të mbante qëndrimin, duke e futur plotësisht në rol.

Më pas, në sfond u vendos muzikë dhe Labi nisi të kërcejë, duke e kthyer momentin në një mini-show brenda shtëpisë.

Gjatë vallëzimit, ai iu afrua Edit, i cili reagoi me humor duke i thënë: “Ik, largohu o budalla”, gjë që shkaktoi të qeshura të shumta te banorët e tjerë.

Momenti u prit me të qeshura, duke dëshmuar edhe një herë se Labi di si të krijojë atmosferë dhe të sjellë argëtim në shtëpinë e Big Brother.

Fansat e spektaklit nuk lanë pa rikthyer në vëmendje se Labi më parë kritikonte Londrimin për veshjet e tij duke i quajtur femërore.

YouTube player

Të Fundit

Sport

ShowBiz