BallinaLajmePritje të gjata në disa pika kufitare të Kosovës

Pritje të gjata në disa pika kufitare të Kosovës

Të ngjajshme

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Mëngjesin e sotëm janë shënuar pritje të gjata për të dalë nga Kosova në disa pika kufitare.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Merdarit. Bashkatdhetarët presin mesatarisht 1 orë e 30 minuta deri në 1 orë e 50 minuta për të kaluar kufirin, me një kolonë automjetesh që arrin rreth 800 metra, duke treguar fluks të shtuar trafiku.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë shumë më të shkurtra, vetëm 5 deri 10 minuta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë afërsisht 1 orë, me një kolonë automjetesh rreth 400 metra. Pikat e tjera kufitare po përballen me pritje të ndryshme, por në shumicën e rasteve nuk janë shumë të gjata.

Autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të kontrollojnë përditësimet e trafikut përpara nisjes dhe të jenë të përgatitur për pritje të mundshme, veçanërisht gjatë daljes nga vendi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz