BallinaLajmeHetim i vdekjes në Dragash, viktima ndërron jetë në QKUK

Hetim i vdekjes në Dragash, viktima ndërron jetë në QKUK

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara pas një rrëzimi gjatë kryerjes së punimeve në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më 21 dhjetor 2025 në komunën e Dragashit, ku i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë, më 3 janar 2026, ai ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz