BallinaLajmeSulmi në Venezuelë, Kallas bën thirrje për përmbajtje: BE po monitoron situatën

Sulmi në Venezuelë, Kallas bën thirrje për përmbajtje: BE po monitoron situatën

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka reaguar pas sulmit të ShBA-së në Venezuelë.

Përmes një postimi në X, Kallas theksoi se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se Bashkimi Evropian po monitoron nga afër situatën në Venezuel.

“Kam folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Ambasadorin tonë në Karakas. BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë”, ka shkruar ajo.

Kryediplomatja ndër të tjera shtoi se BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor.

Tutje, ajo bëri thirrje për përmbajtje, teksa theksoi se siguria e qytetarëve të BE-së në Venezuelë është përparësia kryesore e tyre.

“BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor. Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje”.

“Siguria e qytetarëve të BE-së në vend është përparësia jonë kryesore”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz