back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjë shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet.

Përveç shtetasit turk të vrarë, në incident është plagosur rëndë edhe një person tjetër.

“Me thikë të mprehtë janë shkaktuar vrasja dhe dëmtimi i rëndë trupor. Kemi një person të dyshuar. Në interes të hetimit nuk mund të hap më shumë detaje. Aktualisht personi është në arrati. Bëhet fjalë për një numër më të madh pjesëmarrësish brenda ngjarjes penale të djeshme që e përmendët, të cilët të gjithë, sipas informacionit që kam deri tani, janë shtetas të huaj”, tha Toshkoski.

Po hetohet gjithashtu se si u lëndua fëmija dyvjeçar që u pranuar në Qendrën Klinike me plumb në kokë dhe është në gjendje kërcënuese për jetën. Ministri tha se ka disa teori se si u plagos, por sapo të përcaktohen arsyet, do të informohet publiku.

“Bëhet fjalë për një fragment metalik, i cili për momentin nuk mund të specifikohet me detaje. Por menjëherë sapo të kemi informacion, do të ndahet me publikun. Ka disa teori për rastin se si u plagos fëmija. Sapo të përcaktojmë saktësisht arsyet për shkaktimin e kësaj dëmtimi të rëndë trupor, do ta informojmë publikun në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi Toshkoski.

Për natën e Vitit të Ri në Shkup nga fishekzjarrët janë plagosur 7 persona, ndërsa një person është plagosur vetë me armë gjuetie në Manastir. Toshkoski tha se në vend ka pasur 31 vepra penale, 23 aksidente rrugore, nga të cilat 2 me lëndime të rënda trupore. Janë arrestuar 49 persona për arsye të ndryshme, kryesisht për tregti ilegale droge dhe për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Ministri vlerësoi se nata e Vitit të Ri në Maqedoni kaloi kryesisht pa incidente, përveç dy incidenteve serioze, me shtetasin turk dhe me fëmijën dyvjeçar. /21 TV

Të Fundit

Sport

ShowBiz