back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKandidati i Vetëvendosjes për deputet thotë se është sulmuar fizikisht: Eskaloi në...

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet thotë se është sulmuar fizikisht: Eskaloi në kidnapim!

Të ngjajshme

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje nga rajoni i Hasit, Selman Sokoli, thotë se në orët e mbrëmjes është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Sipas tij, të dyshuarit mund të jenë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, raporon IndeksOnline.

“Para pak çastesh jam sulmuar fizikisht nga disa persona, me gjasë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, për një çështje plotësisht të drejtë dhe të ligjshme nga ana ime. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, sjellja e tyre banditeske eskaloi në dhunë fizike dhe ndalim/kidnapim të paligjshëm për disa minuta”, ka shkruar ai.

Sokoli ka bërë të ditur se për sulmin ka njoftuar organët e rëndit të cilat po merren me rastin.

Kujtojmë se pas numërimit të rreth 80% të votave për kandidatë për deputetë, Selaman Sokli ka marrë vetëm 5 mijë e 680 vota duke mos arritur të sigurojë ulëse në Kuvend. /IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz