back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKadaj-Bujupi: Vit i punës së palodhshme dhe rezultateve konkrete për Republikën e...

Kadaj-Bujupi: Vit i punës së palodhshme dhe rezultateve konkrete për Republikën e Kosovës

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Këshilltarja e presidentes Osmani ,Donika Kadaj Bujupi ka deklaruar se Republika e Kosovës ka shënuar një vit të rëndësishëm të punës së palodhshme dhe rezultateve konkrete, duke theksuar përparimin e arritur në planin diplomatik, institucional dhe të sigurisë.

Sipas saj, gjatë këtij viti Kosova ka siguruar katër njohje të reja shtetërore, si dhe rikonfirmimin e shumë njohjeve ekzistuese, ndërsa janë hequr edhe masat e padrejta të Bashkimit Evropian. Ajo ka vlerësuar se ndërtimi i aleancave të reja dhe forcimi i atyre ekzistuese dëshmojnë se Kosova ecën përpara kur vepron me dinjitet, qartësi dhe vizion shtetëror.

“Këtë vit është fuqizuar pasaporta e Republikës së Kosovës, ushtria është konsoliduar si garantuese e sigurisë dhe sovranitetit, ndërsa zëri i Kosovës është bërë më i dëgjuar dhe më i qartë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, sovraniteti është shtrirë në tërë territorin e vendit”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Ajo ka theksuar se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë vazhdimisht pranë qytetarëve, brenda vendit dhe në mërgatë, duke dëgjuar, përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tyre kudo që ka qenë e nevojshme.

Duke folur për lidershipin e Presidentes Osmani, Kadaj Bujupi ka vlerësuar se ai është ndërtuar mbi qartësi vizioni, disiplinë institucionale dhe përkushtim të palëkundur ndaj interesit publik.

“Lidershipi i saj është ndërtuar mbi qartësi vizioni, disiplinë institucionale dhe përkushtim të palëkundur ndaj interesit publik një lidership që nuk kërkon lavdi, por rezultate; që nuk flet shumë, por vepron drejt.Mirënjohëse për mundësinë që ta shërbej vendin tim përkrah një Presidente që e udhëheq Kosovën me integritet, përulësi dhe guxim.Me besim se e ardhmja e Kosovës ndërtohet çdo ditë, me punë të ndershme dhe vizion të qartë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz