back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeVjen reagimi i parë i Limajt pasi nuk e kaloi pragun: Nuk...

Vjen reagimi i parë i Limajt pasi nuk e kaloi pragun: Nuk kemi asnjë arsye ta ulim kokën

Të ngjajshme

Zelensky: Zbutja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar vendimin e administratës...

Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

13 të burgosur në Smrekonicë rehabilitohen për menaxhim të zemërimit

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses...

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit

Jamie Carragher ka identifikuar kandidatin ‘perfekt’ për t’u bërë...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për herë të parë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai në këto zgjedhje nuk ka arritur që të kaloj pragu, por përsëri ka falënderuar të gjithë për çdo votë, çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në rrugën e tyre të përbashkët.

“Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Por ka qenë e drejtë. Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë”, ka shkruar Limaj.

Ai ka thënë se kjo garë është zhvilluar në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm, dhe se përtej çdo shifre ka thënë se ajo që mbetet është mbështetja e qytetarëve dhe bindja se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

I pari i Nismës, ka thënë se viti që vjet i pret me punë, organizim, përgjegjësi më të madhe, përkushtim dhe me ecje të sigurtë drejt qëllimeve, shkruan lajmi.net.

“Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën. Çdo votë është amanet. Çdo përkrahës është forcë”, ka thënë Limaj.

Për etapën në të cilën ndodhet, ai ka thënë se i obligon të jenë edhe më të përgatitur.

“Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet”, ka shtuar Limaj.

Ai ka uruar festat e fundvitit për qytetarët.

“Ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja. Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë. Ne vazhdojmë. Bashkë. Me vendosmëri! Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Limaj.

Nisma në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka marrë 1,7% të votave, pa u numëruar votat me kusht, ato të diasporës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz