back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeU denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme...

U denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri

Të ngjajshme

U.D. i Zv/Sekretarit të Kuvendit emërohet drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ligjore

Arben Loshi, Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit...

Sekret i zbuluar/ Kanadezja në Miss Universe ishte shtatzënë!

Miss Universe Canada, Jaime VandenBerg, ndau një detaj të...

Sinjali i parë për kancerin e pankreasit

Shkencëtarët janë një hap më pranë trajtimit të kancerit...

“Ti do vetëm burra me lekë” – Selin nuk ia përton Rogertit

“Ti je një kokrra e injorantit, rrugaç” Tensionet brenda shtëpisë...

Policia e Tiranës ka ndaluar pak ditë më parë drejtoreshën e ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Tomori ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

Sipas News 24, Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz