back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmePDK: Qendrat e votimit përballen me mungesë të energjisë, kërkohet ndërhyrje urgjente

PDK: Qendrat e votimit përballen me mungesë të energjisë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Të ngjajshme

E rrallë, 71-vjeçari voton për herë të parë

Një 71-vjeçar nga fshati Vrellë i komunës së Istogut...

Osmani fton qytetarët që të dalin dhe të votojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje qytetarëve...

Semenyo dëshiron transferimin tek Manchester City para vitit të ri

Ylli i Bournemouth, Antoine Semenyo, synon që transferimi i...

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia...

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se disa qendra votimi po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, çka rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Elshani ka theksuar se është e urgjente ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse, përfshirë KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministrinë e Ekonomisë, për të siguruar furnizim me energji, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se çdo vendvotim është i pajisur me kamera, dhe se votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen pa energji elektrike, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme për të shmangur ndërprerje të procesit zgjedhor.

Postimi i plotë: 

Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike.
Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë.
Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz