back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeNesër dita “D”, kaq banorë kanë të drejt vote!

Nesër dita “D”, kaq banorë kanë të drejt vote!

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Në nivel vendi, nesër zhvillohet proces zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces është 2,076,290 votues, raporton IndeksOnline.

Nga ky numër, brenda territorit të Republikës së Kosovës të drejt vote kanë 1 milion e 999 mijë e 204 banorë, teksa jashtë Kosovës u regjistruan 77 mijë e 86 shtetas të Republikës.

Shumica e këtyre të fundit ushtruan sot të drejtën e votën në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë.

Ndërkaq, nesër në ditën “D”, më së shumti votues do të ketë në Prishtinë: 219,516 sosh..

Në 38 komunat e vendit janë gjithsej 910 qendra për votim të rregullt, teksa në secilën prej tyre gjendet nga një për votim me kusht.

Sipas KQZ-së, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë.

“KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët kanë emrin e tyre në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar” deklaron KQZ-ja.

Paraprakisht, të gjithë qytetarët duhet të sigurohen që, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e votës, duhet të posedojnë njërin prej dokumenteve identifikuese të Republikës së Kosovës: pasaportë, letërnjoftim, patent shofer.

Cilido dokument që do të shfrytëzohet për të votuar duhet të ketë afat përdorimi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz