back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaSportArsenali mposht Brighton dhe rikthehet në krye të Premier Ligës

Arsenali mposht Brighton dhe rikthehet në krye të Premier Ligës

Të ngjajshme

Nesër dita “D”, kaq banorë kanë të drejt vote!

Në nivel vendi, nesër zhvillohet proces zgjedhor për Kuvendin...

Abdixhiku për gjuhën e Guxo-s: Kauzë ekzistenciale e kanë LDK-në

“Ekzistojnë për LDK-në”, deklaroi kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku,...

Kurti me perlën e mbrëmjes: Po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë!

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti në Televizionin...

Arsenali mposhti Brighton me rezultat 2-1 në ndeshjen e raundit të 18-të të Premier Ligës dhe u rikthye në krye të tabelës së klasifikimit.

Topçinjtë shënuan golin e parë në minutën e 14-të, kur Martin Odegaard dërgoi saktë topin në rrjetë nga skaji i zonës së penalltisë. Avantazhi u dyfishua në minutën e 52-të pas një harkimi nga Declan Rice, ku Georgini Rutter shënoi një autogol, transmeton lajmi.net.

Brighton reagoi më vonë përmes Diego Gomez, i cili shënoi një gol ngushëllimi pas një devijimi të portierit Yasin Ayari, por nuk mjaftoi për të marrë pikë.

Me këtë fitore, skuadra e Mikel Arteta kryeson tabelën me 42 pikë, dy më shumë se Manchester City. Brighton ndodhet në vendin e 12-të me 24 pikë./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz