back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeTubimi përmbyllës i PDK-së – Hamza shpalos programin për rritje të pagave...

Tubimi përmbyllës i PDK-së – Hamza shpalos programin për rritje të pagave dhe ulje taksash: Ne nuk premtojmë mrekulli, por zgjidhje

Të ngjajshme

Arjana Musliu Shoshi falënderon nga zemra për mbështetjen e qytetarëve

Arjana Musliu Shoshi ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj...

Elijona mes lotësh flet për sfidën me depresionin (VIDEO)

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona,...

Ganimete Musliu falënderon të gjithë për përkrahjen e deritanishme

Ganimete Musliu ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve dhe përkrahësve...

77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj vlerësohet edhe nga analistët në studiot televizive

Shahin Dervishaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës me...
- Advertisement -

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës mbajti sonte tubimin përmbyllës të fushatës së saj, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, iu drejtua mbështetësve me mesazhet e tij përmbyllëse.

Hamza e nisi fjalimin duke ndarë një përvojë personale nga takimet gjatë fushatës, e cila pasqyron realitetin e përditshëm të qytetarëve. Ai përmendi një pensionist që i kishte thënë se nuk kërkon luks, por vetëm të mos përballet me zgjedhjen mes ilaçeve dhe ushqimit, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Ky moment, sipas Hamzës, nuk ishte i izoluar, pasi shumë familje përballen me pasiguri dhe frikë për të ardhmen. Pikërisht për këtë, ai dhe PDK kërkojnë besimin dhe votën e qytetarëve, duke theksuar se i kuptojnë nevojat e tyre dhe kanë përgjigje konkrete.

Në vijim, Hamza prezantoi zotimet e tij, duke e bërë të qartë se PDK nuk premton mrekulli, por ofron zgjidhje të matshme dhe të menjëhershme. Programi i tij qeverisës përfshin:

  • Rritje pagash: 50% për punonjësit e sektorit publik, për të rikthyer dinjitetin e punës.

  • Rritje pensionesh dhe ndihmash sociale: 50% më shumë dhe garantimi i pensionit më të ulët prej 250 euro.

  • Heqja e TVSH-së: 0% për produktet esenciale të shportës së konsumatorit dhe për energjinë elektrike.

  • Ulje taksash: Tatimi në të ardhura ulet, që qytetarët të kenë më shumë para në xhepa.

 “Ne nuk premtojmë mrekulli, por zgjidhje – rritje 50 për qind e pagave që puna të shpërblehet me dinjitet. Rritje 50 për qind e pensioneve dhe ndihmave sociale, sepse askush nuk do të jetojë në pasiguri. Pensioni më i ulët 250 euro. Zero për qind TVSH për produktet esenciale që shporta e familjes të jetë më e përballueshme. Zero për qind TVSH për energjinë elektrike që fatura të mos jetë barrë. Ulje të tatimit në të ardhura që më shumë para të mbeten tek ju. Këto janë vendime që ua ndryshojnë jetën, por këto ndodhin vetëm nëse ju dilni dhe votoni PDK-në.”, tha ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz