Liverpooli ka dyfishuar epërsinë ndaj Wolvesit në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League, duke gjetur golin e dytë para përfundimit të pjesës së parë.
Autori i golit për rezultatin 2:0 ishte Florian Wirtz, i cili realizoi në minutën e 42-të pas një aksioni të bukur ofensiv, transmeton lajmi.net.
Gjermani u shërbye saktë nga sulmuesi Ekitike dhe e konkretizoi rastin me një goditje precize.
Ky gol shënon realizimin e parë të Wirtzit me fanellën e Liverpoolit, duke i dhënë fund pritjes së tifozëve për ta parë emrin e tij në listën e golashënuesve./lajmi.net/
— topyskingz (@topyskingz) December 27, 2025


