back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaSportJuventus po mundohet të bind Newcastle për shkëmbimin e futbollistëve

Juventus po mundohet të bind Newcastle për shkëmbimin e futbollistëve

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Juventusi po shqyrton mundësinë e një goditjeje të madhe në merkato.

- Advertisement -

Sipas Foot Mercato, klubi bardhezi ka vendosur në shënjestër mesfushorin italian Sandro Tonali, i cili aktualisht aktivizohet te Newcastle United, shkruan IndeksOnline.

Operacioni nuk është i thjeshtë, pasi Newcastle e vlerëson Tonalin rreth 80-85 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve kryesorë të mesfushës.

Për këtë arsye, Juventusi po analizon formula alternative, përfshirë huazimin me të drejtë ose detyrim blerjeje, të lidhur edhe me kualifikimin në Champions League.

Në këtë kontekst, në tavolinë ka dalë emri i Jonathan David. Sulmuesi kanadez, i transferuar te Juventusi në verën e vitit 2025 pas largimit nga Lille, nuk ka arritur ende të shfaqë vazhdimësi në paraqitje dhe mund të përdoret si pjesë e një shkëmbimi të mundshëm për të lehtësuar marrëveshjen me klubin anglez.

Tonali shihet nga drejtuesit bardhezinj si një përforcim kyç për mesfushën, një lojtar me personalitet dhe eksperiencë që mund t’i japë ekuilibër dhe cilësi skuadrës. Nga ana tjetër, përfshirja e Jonathan David në negociata mund ta bëjë ofertën më tërheqëse për Newcastle.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e spekulimeve, pa një marrëveshje konkrete mes palëve. Megjithatë, Juventusi duket i vendosur të provojë çdo rrugë për të sjellë Tonalin në Torino, qoftë në afatin e janarit apo gjatë merkatos së verës./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz