Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se për 25 vjet, Kosova ka pasur shumë arritje.
Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Kosova nuk është shtet i dështuar, por është storje suksesi.
Mirëpo, Hamza u shpreh se viteve të fundit vendi ka pasur një keqqeverisje, përcjell Klankosova.tv.
“Për 25 vjet në Kosovë ka shumë arritje. Kosova nuk është shtet i dështuar, Kosova është storje e suksesit, po viteve të fundit ka pasur një keqqeverisje, mirëpo nëse e shikojmë zhvillimin e Kosovës dhe i krahasojmë me vendet e regjionit, Kosova ka ecur. Ne kemi filluar jo nga zero, kemi filluar nga minus, edhe si shtet edhe si familje”, u shpreh ai./Indeksonline/


