back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeOVL-UÇK pranon telefonatë nga Haga, krerët e UÇK-së që po mbahen atje...

OVL-UÇK pranon telefonatë nga Haga, krerët e UÇK-së që po mbahen atje shprehin ngushëllime familjes Mustafa

Të ngjajshme

Rudiger në radarin e PSG-së

Paris Saint-Germain është interesuar për mbrojtësin e Real Madridit,...

Mesazhi i Krishtlindjes i Mbretit Charles nxit unitetin në botën e ndarë

Mbreti Charles III, në mesazhin e tij për Krishtlindje,...

Nis asfaltimi i Urës së Unazës së Brendshme në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli, ka njoftuar...
- Advertisement -

OVL-UÇK, përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se kanhë pranuar një telefonatë nga Haga.

Sipas këtij njoftimi, ata kanë thënë se bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë, kanë kërkuar që përmes OVL-UÇK të përcjellen ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa.

- Advertisement -

“Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mustafa, për humbjen e më të dashurit të tyre. Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda”, thuhet në njoftim.

OVL-UÇK ka thënë se kujtimi për bacën Jahja do të jetojë përherë ndër ne.

Sot, është ndarë nga jeta Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës – Calit.

Ai tash e një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pavarësisht kësaj, Gjykata Speciale në Hagë nuk i lejoi Calit të vizitoj babain e tij.

Jahja Mustafa do të varroset nesër në ora 12:00 në fshatin Rimanishtë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i OVL-UÇK-së:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz