Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Agim Bahtiri.
Ky i fundit, gjatë një interviste publike, ka folur për Bruto Produktin që sipas Maliqit, u artikulua në mënyrë të pasaktë dhe u bë objekt talljeje në opinionin publik, raporton lajmi.net
Ai ka bërë me dije se Bruto produkti më në zë i Qeverisë Kurti 2 ka qenë Bahtiri.
Duke përdorur gjuhë ironike dhe sarkastike, Maliqi ka shkruar:
“Buruto produkti më në zë i Qeverisë Kurti 1, 2 dhe 2.5 po del së është Agim Bahtiri shkëpurdhaxhiu”./Lajmi.net/



