back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeTrump uron Krishtlindjet: Gëzuar të gjithëve, edhe fundërrinës së të majtës radikale...

Trump uron Krishtlindjet: Gëzuar të gjithëve, edhe fundërrinës së të majtës radikale që po bën gjithçka ta shkatërroj vendin tonë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka uruar Krishtlindjet.

Ai as në këtë ditë, nuk harroi të kritikoj kundërshtarët e tij politik.

- Advertisement -

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit”, ka shkruar Trump.

Ai ka thënë se tani kemi një treg aksionesh rekord dhe 401 k, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe dje, një PBB prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej.

“Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!”, ka thënë Trump. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz