Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë dje në Gllogoc.
I njëjti dyshohet se ka dëmtuar inventarin në shtëpi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 50 fishekë me kalibra të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/


