Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një vend tropikal.
Ylli shqiptar me famë botërore po kremton këtë festë e rrethuar me më të dashurit e saj, teksa me ndjekësit në Instagram ka ndarë fragmente nga këto pushime, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka uruar të gjithë për Krishtlindjen, duke shprehur mirënjohje për të gjithë dhe duke përçuar një mesash të fortë.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Jam shumë me fat që jam këtu, duke bërë atë që dua dhe duke u ndjerë shumë mirënjohëse ndaj secilit prej jush. Ju uroj të mbrojmë dhe vlerësojmë miqësitë, familjen dhe të dashurit tanë këtë vit dhe në të gjitha vitet që vijnë….po kalojmë tek…unë duke ecur në plazh duke u ndjerë emo dhe duke pirë një kokos të freskët, pasi e di që të gjithë keni dashur ta shihni këtë në ditën tuaj të Krishtlindjeve” shkroi ajo./IndeksOnline/



