BallinaSport​Joshua zbulon se sa fort e goditi Paulin: Ta rrëzoja u desh...

​Joshua zbulon se sa fort e goditi Paulin: Ta rrëzoja u desh pak më shumë kohë, por dora e djathtë më në fund gjeti rrugën e saj

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Britaniku i peshave të rënda Anthony Joshua iu nevojitën gjashtë raunde për të nokautuar YouTuber-in e njohur Jake Paul, në një ndeshje që u cilësua si një nga më të pabarabartat në historinë e boksit.

Paul e kaloi pjesën më të madhe të duelit duke shmangur përballjen, por në fund ai prapë iu nënshtrua fuqisë së kampionit të dyfishtë të botës.

Megjithatë, boksieri britanik më në fund e vendosi veten dhe e rrëzoi boksierin YouTuber dy herë në raundin e pestë.

Jake Paul ra përsëri në të gjashtin, përpara se Joshua të godiste një të djathtë të fuqishme dhe të pastër që i dha fund papritur një nate surreale në Majami.

Duhet të mbahet mend se Joshua peshonte më shumë se Paul ditën e ndeshjes. Një nga temat kryesore pas duelit ishte fuqia e grushtit të Jake Paul. Duke folur për këtë, Joshua (36) ishte i drejtpërdrejtë: “Ishte në rregull.”

“Qëllimi përfundimtar ishte ta rrëzoja Jake Paul. U desh pak më shumë kohë, por dora e djathtë më në fund gjeti rrugën e saj”, tha Joshua për të cilin kjo ishte fitorja e 29-të në 33 paraqitje profesionale dhe tani ai mund t’i drejtohet sfidave të vërteta, para së gjithash, duelit të paralajmëruar prej kohësh me Tyson Fury.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz