BallinaShowBizChris Evans rikthehet si “Kapiten Amerika”

Chris Evans rikthehet si “Kapiten Amerika”

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Zyrtarisht, Chris Evans është rikthyer si “Kapiten Amerika”, teksa bëri rikthimin e tij tronditës në ‘teaser-in’ e ri të publikuar për filmin Avengers: Doomsday.

Pas më shumë se një viti thashethemesh se aktori 44-vjeçar do të kthehej në rolin e tij të superheroit, pavarësisht se ishte lënë jashtë loje, kjo u konfirmua me publikimin zyrtar të klipit të shkurtër të martën.

Rikthimi i Evans si Kapiten Amerika, i njohur edhe si Steve Rogers, nuk ishte lajmi i vetëm i madh nga klipi një-minutësh, pasi ai shfaqet duke mbajtur një foshnjë me një buzëqeshje në fytyrë drejt fundit të tij.

Përfshirja e tij në ‘trailer’ mund të jetë alarmante për disa, pasi filmi i vitit 2019, Avengers: Endgame, përfundoi pas humbjes së Thanos-it, ku Rogers-i i kthen “Infinity Stones” në vijën e tyre kohore origjinale dhe zgjedh të jetojë në të kaluarën me dashurinë e tij të vetme të vërtetë, Peggy Carter.

Ai kthehet si një burrë i moshuar për t’ia kaluar mburojën e tij ikonike të Kapiten Amerikës, Sam Wilsonit, i njohur edhe si “Falcon”.

Sidoqoftë, klipi paralajmërues tregon se ai do të rikthehet si personazhi i tij karakteristik superhero, pasi u pa duke parë veshjen e tij të Kapiten Amerikës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz