back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportRenditja historike e Kosovës

Renditja historike e Kosovës

Të ngjajshme

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...

Ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut shihet në SPAK

Kishim parë njerëzit më të lartë të shoqërisë shqiptare,...

Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother

Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Haziri, është rikthyer sërish në...
- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një arritje historike në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke përfunduar vitin 2025 në vendin e 80-të në botë, që është pozita më e lartë në historinë e saj që nga prania në ranglistë.

Ky sukses vjen pas rezultateve të shkëlqyera në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku Kosova doli e dyta në grup pas Zvicrës, duke lënë pas Slloveninë dhe Suedinë me paraqitje të forta gjatë vitit.

- Advertisement -

Renditja e re tregon se Kosova ka arritur një rritje të konsiderueshme gjatë vitit, me 19 vende më shumë se vitin e kaluar, duke reflektuar një sezon fytyrëngritës për ekipin kombëtar.

Përveç kësaj, kjo pozitë e historike do të ndikojë edhe në ndarjen e “potëve” për ndeshjet e plejofit të Kupës së Botës, ku Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, më 26 mars 2026.

Në nivel global, ekipi spanjoll kryeson renditjen e FIFA-s, me Argjentinën, Francën, Anglinë dhe Brazilin pas saj, por historia e vitit për Kosovën mbetet arritja e saj më e madhe deri tani në skenën ndërkombëtare të futbollit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz