Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i Vitit 2025” në ceremoninë e Lauratëve të Vitit të organiziuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Në rrjetet sociale, për këtë çmim ka reaguar ish-sulmuesi i Suharekës, Mevlan Zeka, shkruan Indeksonline
Zeka shënoi 22 gola në 35 ndeshje brenda një sezoni dhe dy asistime.
“Nuk është ankesa, por një reflektim i ndjesisë që vjen nga puna dhe sakrifica që dhashë gjatë gjithë sezonit 2024/2025 dhe pikërisht ne qershor të vitit 2025 edhe Zyrtarisht jam golashenuesi më i mirë i Superligës ndërsa tani kemi vetem një listë të golashënuesve qe mund të ndryshoj deri më perfundimin sezonit 2025/2026 zyrtarisht”, shkruhet në reagimin e sulmuesit
Ky është reagimi i tij i plotë:


