back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeRealizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

Realizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

Të ngjajshme

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...
- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ku është realizuar testimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, përmes njësive dron dhe antidron.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të sigurisë, duke rikujtuar se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore. Kjo drejtori përfshin njësitë dron dhe antidron.

“Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç.Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz