
Së fundmi është raportuar për dënimet e Jeffrey Epstein në vitin 2008, të cilat e bënë atë të shmangte akuzat federale dhe të merrte një dënim me 18 muaj burg si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Tani është publikuar transkripti i dëshmisë së njërës prej viktimave të Epstein në gjykatë para një jurie të madhe në Palm Beach, Florida, në prill 2007.
Një avokat i bën viktimës një sërë pyetjesh në lidhje me raportin e saj me Epstein dhe mënyrën se si vepronte ai.
Viktima më vonë u bë rekrutuese për Epsteinin.
Në një pjesë të dëshmisë, intervistuesi pyet: “Dhe kur folët me departamentin e policisë, thatë se në një moment Jeffrey tha sa më e re aq më mirë.”
“Kjo është e vërtetë”, u përgjigj viktima.
Epstein “nuk diskutoi kurrë” moshën e atyre që po i kërkonte viktimës të rekrutonte, përveç një rasti kur ai komentoi se një grua “ishte shumë e vjetër”, sipas viktimës.
Ndryshe, policia në Palm Beach filloi hetimin e Epstein në vitin 2005, pasi ai u akuzua se kishte paguar një vajze 14-vjeçare për seks.
Më pas, FBI-ja iu bashkua hetimit, por Epstein bëri një marrëveshje të fshehtë me prokurorin amerikan në Florida për të shmangur akuzat federale, gjë që i lejoi atij të deklarohej fajtor në vitin 2008 për një akuzë relativisht të vogël për prostitucion.

