back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportKishte epërsi prej dy golave, Newcastle barazon me Chelsean

Kishte epërsi prej dy golave, Newcastle barazon me Chelsean

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e javës së 17-të e Premierligës angleze, mes Newcastle United dhe Chelseas.

Rezultati përfundimtar në ”St. James’ Park” ishte i barabartë, 2-2, shkruan IndeksOnline.

Në fakt ”Laraskat” kishin epërsi prej dy golave, por nuk arriten të marrin tre pikë nga përballja me ”blutë e Londrës”.

Sulmuesi gjerman, Nick Woltemade po vazhdon shkëlqimin e tij në futbollin anglez, duke shënuar dy golat për Newcastle, në minutën e 4-të dhe 20-të.

Në pjesën e dytë Chelsea u këndell dhe arriti të shënonte dy gola për të barazuar rezulattin dhe të marr një pikë nga kjo përballje.

Reece Jemes shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të, derisa Joao Pedro shënoi golin e barazimit në minutën e 66-të.

Chelsea pas kësaj ndeshje mbetet në vendin e katërt në tabelë, me 29 pikë, gjashtë më shumë se Newcastle United, e cila renditet në vendin e 11-të./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz