back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportTeuta reagon ashpër pas incidentit në Vlorë: Skandal dhe dhunë ndaj futbollistëve...

Teuta reagon ashpër pas incidentit në Vlorë: Skandal dhe dhunë ndaj futbollistëve tanë, FSHF të marrë masa

Të ngjajshme

Familja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital

Një familje nga Kosova është aksidentuar rëndë mëngjesin e...

“Sa më e re aq më mirë”, viktima tregon si vepronte Jeffrey Epstein me vajzat

Së fundmi është raportuar për dënimet e Jeffrey Epstein...

Zelensky: Miratimi i fondeve të BE-së, fitore për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi sot si një...
- Advertisement -

Klubi i Teutës ka reaguar pas episodeve të rënda të ndodhura në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit në Vlorë. Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi durrsak e ka cilësuar situatën si një skandal dhe i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të ndërhyjë me masa konkrete.

Sipas njoftimit të Teutës, në minutën e 69-të të takimit Flamurtari–Teuta, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht fillimisht nga lojtarë kundërshtarë dhe më pas nga tifozë të Flamurtarit, të cilët mësynë fushën e lojës. Ngjarja shkaktoi tronditje të fortë psikologjike te lojtarët e Teutës.

Pavarësisht situatës së rëndë, delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi vazhdimin e lojës, duke urdhëruar policinë të boshatiste tribunën përballë (C). KF Teuta kundërshtoi rreptësisht rifillimin e ndeshjes, duke theksuar se ekipi nuk ishte në gjendje psikologjike për të vazhduar, por vendimi i delegatit ishte që takimi të vijonte.

Në reagimin e saj, Teuta shprehet se ndeshja u shndërrua në një situatë të papranueshme dhe se lojtarët nuk ishin të gatshëm të luanin futboll në ato kushte, megjithatë u detyruan të vazhdonin pas urdhrit zyrtar.

Klubi durrsak thekson gjithashtu se disponon video shtesë, ku shihet se tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por u zhvendosën në tribunën pas porte.

Në përfundim, KF Teuta i kërkon FSHF-së që të marrë masa për këtë ngjarje të rëndë, të zbardhë plotësisht dinamikën e saj dhe të sigurojë që episode të tilla të mos përsëriten më, pasi dëmtojnë imazhin e futbollit shqiptar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz