back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaShowBizE tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për rastin e...

E tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për rastin e vdekjes së yllit të “Friends”, Matthew Perry

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Një mjek kalifornian është dënuar me tetë muaj arrest shtëpie dhe tre vite liri me kusht, duke u bërë personi i dytë që merr dënim penal në lidhje me vdekjen nga mbidoza të aktorit të famshëm të serialit Friends, Matthew Perry.

Dr. Mark Chavez, i cili punon në San Diego, pranoi fajësinë për akuza penale të lidhura me shpërndarjen e paligjshme të ketaminës, substancë që u gjet në nivele të larta në gjakun e Perry-t pas vdekjes së tij në vitin 2023, në banesën në Los Angeles, shkruan A2 CNN. Chavez ishte pjesë e një rrjeti ilegal që furnizonte aktorin me ketaminë, përmes recetave të rreme dhe shitjeve të fshehta.

E tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për

Sipas hetimeve federale, Chavez siguroi ketaminën nga klinika e tij dhe nga një distributor me shumicë, duke përdorur emrin e një ish-pacienteje pa dijeninë apo pëlqimin e saj. Ai ia shiti drogën mjekut tjetër, Dr. Salvador Plasencia, i cili më pas ia furnizonte Perry. Plasencia u dënua më herët këtë muaj me 30 muaj burg.

Hetimi zbuloi se mjekët diskutonin përfitimin financiar nga varësia e aktorit, duke e tallur atë në mesazhe private. Përveç dy mjekëve, tre persona të tjerë, përfshirë asistentin personal të Perry dhe një tregtare droge e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, pritet të dënohen në muajt në vijim.

Autopsia konfirmoi se vdekja e Matthew Perry u shkaktua nga efektet akute të ketaminës, duke hedhur dritë mbi rrezikun e abuzimit me këtë substancë edhe kur përdoret fillimisht për qëllime mjekësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz