back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePolicia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Të ngjajshme

Kapen 215 kg substanca narkotike në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti...

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Hoxhaj: Kurti ka bërë politikë antishqiptare dhe antiamerikane

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha në...

Arbrashi: Presim ti fitojmë mbi 50% të votave

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi është...

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë disa e-mail të rreme kinse i përkasin këtij institucioni dhe se informacionet janë lëshuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në njoftim Policia ka shpjeguar se “Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara si “THIRRJE GJYQËSORE”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim zyrtar lidhur me qarkullimin e e-mailave të rreme/false

Policia e Kosovës (PK), njofton opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-maile të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione këto kinse janë lëshuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, andaj sqaron se:

Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara si “THIRRJE GJYQËSORE”, me numër referues të dosjeve të lëshuara kinse siç potencohen në e-maile nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale etj., NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth përsëritjes së qarkullimit të e-mail-eve të tilla, po kryen hetime intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz