Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Sokol Havolli, është përballur me një valë të madhe komentesh kritike dhe fyese në rrjetet sociale.
Në një postim të bërë së fundmi në Facebook, ku Havolli shfaqet duke shpalosur planin e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, reagimet e komentuesve kanë qenë të shumta dhe kryesisht negative, raporton lajmi.net
Havolli, i cili në katër vitet e fundit ka qenë pjesë e programit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka ushtruar detyrën e drejtorit të ndërmarrjes “Prishtina Parking”, ka nxitur reagime të ashpra nga komentuesit, të cilët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj tij.
Përmes një videoje, Havolli është shprehur optimist për rezultatin zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet komunale, duke shprehur gatishmerin qe rezultat të njejtë të paraqesin edhe me 28 dhjetor.
“Para pak muajsh bllokueseve dhe mashtueseve ia kemi treguar vendin në menyrën e duhur qashtu qysh e meritojnë. Tash me 28 dhjetor është e rendesishme qe t’ua tregojmë vendi edhe njëherë këtyre mashtrusve ma te mdhej qe i ka pas kete vend. S’e kanë bllokur veç Prishtinën por krejt Kosovëne”, tha Havolli.
Pas kësaj deklarate, në postimin e tij janë publikuar komente të shumta.
“Ku far demagogu pas 28 dhjetorit do zhgenjehet rend le te shef endrra me sy qel”, shkruan një komentues.
“O idiot Prishtinën e fitove në balotazh vet i dhjeti kundër VV e vetme edhe ato me shum pak përqindje bre magarin e nonës tregoja komentet që I ke mor ati shefit tënd o Kastravec i frizit”, ka komentuar një tjetër.
“Me 28 ti veq munesh me naj …… pedin shka du me than e sa i perket fitores.prishtin.falenderoju Pdk dhe Aak dhe lajav kamt e pijau ujin”, u shpreh një komentues tjetër./Lajmi.net/