back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaShowBizFejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali i tij i madh, Donald Trump Junior, është fejuar me Bettina Anderson, një anëtare e shoqërisë së lartë të Palm Beach.

Trump e bëri njoftimin në një ambient festiv në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i çiftit më vonë e konfirmoi lajmin dhe shpejt u shfaq një video e vetë Presidentit Donald Trump duke komtuar lajmin.

“Ata po shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe nëpërmjet meje njoftuan se do të martoheshin”, tha presidenti përpara se ta thërriste çiftin në skenë. Don Jr. më pas falënderoi të fejuarën e tij të re që pranoi propozimin e tij.

Kjo është hera e tretë që Donald Trump Jr. është fejuar. Ai ishte i martuar më parë me Vanessa-n, një ish-modele dhe aktore, për 12 vjet, dhe ata kanë pesë fëmijë së bashku.

Vanessa paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2018. Më vonë ai u fejua me Kimberly Guilfoyle, një prezantuese televizive amerikane.

Romanca e çiftit filloi vitin e kaluar, rreth kohës kur Don Jr. i dha fund fejesës me ish-spikeren e Fox News, Kimberly Guilfoyle. Ai më parë ishte i martuar me Vanessa Trump./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz