BallinaLajmeLajmet e FunditShkurta rrëfehet mes lotësh për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin edhe...

Shkurta rrëfehet mes lotësh për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin edhe në forma të tjera

Të ngjajshme

Dardani dhe Rina zbulojnë historinë e dashurisë së tyre

Emisioni Weekendi edhe këtë të diel sjellë enkas për...

Vendimi për mbylljen e TikTok, Rama sulmon Kushtetuesen: E panevojshme, solli efekte

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e...

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Shkurta Haxhiu ka ndarë sonte (e hënë) një rrëfim të dhimbshëm për rrugëtimin e saj në humanizëm.

Ajo në dhomën e rrëfimit para para publikut tregoi se këtë rrugë e ka nisur që në moshë të vogël, e shtyrë nga dëshira për të ndihmuar të tjerët.

E njëjta përmendi sakrificat që ka kaluar dhe me atë se çfarë e ka përballur jeta deri më tani.

“Kam qenë një person që kam pasur shumë armiq edhe i kam luftuar e vetme. Kam pasur shumë vuajtje edhe shumë hjeka. Janë tre ose pesë për qind sa kam sprova që jam sprovuar gjatë jetës. Shtatë vite kam fjetur në fakultet, në zyre. Akoma nuk e kam një zyre të sigurt për të ushtruar veprimtarinë time. Sa njeriut i kam dhënë bukë dhe më ka gjuajtur me gurë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ka pasur raste kur e kam blerë një byrek për vete nuk e kam ngrënë, ia kam dhënë dikujt tjetër. Edhe gjyshi më ka lënë amanet që nuk është paraja hallall nëse nuk të del djersa e ballit”.

Më pas ajo mori edhe një mesazh nga motra, të cilën e ka përkrahje të madhe.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz