back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeTahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Të ngjajshme

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor, ka deklaruar se në garën për Mitrovicën nuk ka qenë përballë Faton Pecit, por Albin Kurtit.

Ai ka thënë se kur është në pyetje interesi i shtetit, bashkëpunon edhe me Albin Kurtin.

Duke folur për fotografinë me Kurtin, Tahiri ka deklaruar se ajo është tregues se, “kur është në pyetje interesi i shtetit, kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Kosovës, unë bashkëpunoj edhe me Albinin, bashkëpunoj me të gjithë”.

“Pra, jam ushtar i devotshëm i vendit tim. Bashkëpunoj me të gjithë, bashkëpunoj me nder, bashkëpunoj me përgjegjësi dhe bashkëpunoj me respekt. Por, në betejën politike në Mitrovicë unë kam qenë me Albinin, sepse ishte fituar gara bindshëm, por ka ndërhyrë dhe ka ndërhyrje të shtetit…”, ka thënë ai./dukagjini

Të Fundit

Sport

ShowBiz