back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVeseli: Paralajmërimet e paramilitarëve serbë nga Ukraina duhet të merren seriozisht, rreziku...

Veseli: Paralajmërimet e paramilitarëve serbë nga Ukraina duhet të merren seriozisht, rreziku prek edhe Kosovën

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.

Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.

Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.

“Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kam përcjellë disa video të paramilitarëve serbë, të cilët janë në frontin e ukrainasve, gjegjësisht në luftë kundër popullit ukrainas dhe lirisë së tyre”, ka deklaruar ai.

“Ata kanë bërë shumë postime duke i thirrur edhe bashkëatdhetarët e tyre në Serbi që t’i bashkohen asaj lufte. Sigurisht që inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve të tjera perëndimore, në këtë rast edhe e Britanisë së Madhe, i kanë edhe më të sakta këto informacione. Se a do të ketë rrezik të një konflikti në Ballkan, realisht janë dy vatra krize që potencialisht mund të shpërthejnë: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli në Dukagjin.

Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz